1. Owners
  2. Warranty
  3. Toyota relax

TOYOTA RELAX

NDJENJË E REHATISË SË PLOTË QË ZGJAT DERI NË 10 VJET

REHATI GJATË GJITHË VITIT ME NJË GARANCI SHTESË

Toyota Relax paraqet një ndryshim revolucionar në mënyrën se si ne kujdesemi për automjetin tuaj. Në mënyrë që t'ju sigurojmë rehati të plotë, cilësi, besueshmëri dhe qëndrueshmëri të automjeteve tona, ne ju ofrojmë një mundësi unike të garancisë së zgjatur për një periudhë prej një intervali të servisimit, deri në një maksimum prej 10 vjetësh ose 200,000 km, me kusht që të servisoni automjetin tek ne.

SIGURONI REHATI SHTESË ME ÇDO SERVISIM

Nëse vendosni të mirëmbani Toyotën tuaj në servisin tonë, do të keni mjeshtrit më të mirë që përdorin ekskluzivisht pjesë origjinale të Toyota. Besnikërinë tuaj do e shpërblejmë me një garanci shtesë për një interval servisimi (zakonisht 12 muaj ose 15,000 km) në pjesët origjinale dhe punën. Kur të vijë koha e servisimit, gjithçka që duhet të bëni është të sillni Toyotën tuaj tek ne dhe garancia juaj Toyota Relax do të zgjatet deri në servisimin tjetër të rregullt. Automjetet deri në 10 vjet ose 200,000 kilometra janë të mbuluara (cilado të ndodhë më e parë).

 

A ËSHTË TOYOTA JUAJ E MBULUAR ME PROGRAMIN TOYOTA RELAX?

Të gjitha automjetet Toyota që i nënshtrohen servisimit të rregullt automatikisht marrin Toyota Relax garanci shtesë, nëse plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • Automjeti duhet të jetë më i vjetër se 2 vjet, ose të ketë më shumë se 85,000 km.
  • Vlefshmëria e garancisë ekzistuese duhet të jetë më e shkurtër se 1 vit, ose 15,000 km.
  • Automjeti nuk duhet të jetë më i vjetër se 10 vjet ose të ketë më shumë se 200,000 km.

.

 

 

 

VLEFSHMËRIA E GARANCISË

Me Toyota Relax, garancia juaj shtesë do të jetë e vlefshme nga data e servisimit të rregullt deri në datën e paraparë për servisimin e radhës (zakonisht 12 muaj ose 15,000 kilometra, cila të ndodhë më parë). Për më shumë informata kontaktoni shitësin tuaj ose referojuni manualit të automjetit tuaj, i cili përmban një plan dhe program të mirëmbajtjes së rregullt të automjetit.

Gjejeni një përfaqësi për shitje