1. Owners
  2. Maintenance, Servicing, MOT
  3. Express Service

SERVISI EKSPRES

Kur vetura juaj shkon për kontroll të rregullt, ju nuk dëshironi ta humbni servisimin me cilësi të lartë nga Toyota. Doni që vetura tuaj të ketë vëmendjen e ekspertëve, dhe e doni pa sherr apo bezdi. Pra, ne kemi zhvilluar Servisin Express Toyota - sepse e dimë se ju doni opsionin e servisit që i përshtatet më së miri stilit tuaj të jetës.

SERVISI EKSPRES

60 minuta

Servisi Express Toyota zgjatë maksimum 60 minuta. Ju e zgjidhni kohën e përshtatshme, e sillni veturën, dhe jo më shumë se 60 minuta e merrni me vete. Si shtesë në ofertat tona të zakonshme të servisit, kjo ju mundëson të zgjidhni servisin e duhur për ju. Kështu që herën tjetër kur t’i vjen koha veturës, provoni Servisin Express Toyota. E vetmja gjë që mungon këtu është bezdia.

Vëmendja e dyfishtë - por jo edhe çmimi i dyfishtë

Kur e zgjidhni Servisin Express Toyota, automjeti juaj përfiton nga vëmendja e dy teknikëve të kualifikuar që punojnë sipas rutinës së planifikuar me kujdes dhe të sinkronizuar. Koha e servisit përgjysmohet, por kushton jo më shumë se servisi standard. Do e çmoni shpejtësinë dhe efikasitetin, por nuk do të paguani më shumë për këtë privilegj - dhe automjeti juaj merr vëmendjen që do ta mbajë në rrugë për shumë vite.

Teknologjia në shërbimin tuaj

Çelësi i suksesit të Servisit Express Toyota është vargu i pajisjeve të specializuara të projektuara për përdorim optimal brenda 60 minutave. Ajo përdoret për t’i shpejtuar proceset rutinë, dhe së bashku me procedurat efektive të punës të praktikuara nga teknikët tanë, ky përdorim i teknologjisë moderne ndihmon në shkurtimin e kohës së servisit në mënyrë dramatike. Ai gjithashtu i mundëson teknikëve të ofrojnë cilësi të lartë nga Toyota.

Komoditeti me çmim të drejtë

Servisi Express Toyota është një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për ta ruajtur makinën tuaj. Për shkak se mund të prisni në punëtori, nuk keni nevojë ta kaloni ditën pa veturë ose të mendoni se kush do t’ju merr. Ndërsa rrini duarkryq dhe relaksoheni në dhomën tonë të rehatshme, vetura juaj merr trajtim shumë të mirë - ndërsa premia nuk ju ngarkohet për privilegjin.